Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në një përballje dramatike
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në një përballje dramatike
New Project - 2026-06-18T175956.415
18/06/2026 - 20:01
Linku u kopjua

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 ndeshja e Kampionatit Botëror mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut.

Çekët e nisën takimin më mirë dhe kaluan në epërsi që në minutën e 6-të me anë të Michal Sadilek. Megjithatë, Afrika e Jugut dominoi kontrollin e topit me 62% dhe krijoi gjithsej 17 tentativat për gol.

Ky dominim i afrikanëve u shpërblye në fundin e takimit. Në minutën e 82-të, Pavel Sulc shkaktoi penallti duke luajtur me dorë në zonë, ndërsa dy minuta më vonë, Teboho Mokoena u tregua i pagabueshëm nga pika e bardhë duke vulosur rezultatin përfundimtar në 1-1.

KoosvaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026