Të gjitha lajmet
Atletico shkurton diferencën me Barcelonën pas fitores ndaj Las Palmas
Atletico Madrid është afruar vetëm një pikë larg rivalit të madh të qytetit Real dhe gjashtë pikë ndaj liderit Barcelona, pas fitores ndaj Las Palmas sot si vendës 2:0, në kuadër të xhiros 12 të La Ligës së Spanjës në futboll. Vendësit në “Riyadh Air Metropolitano” erdhën në epërsi përmes Giuliano Simeone në minutën e 37-të, pas asistimit të Nahuel Molina, ndërsa fitoren e vulosën shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes me golin e norvegjezit Aleaxander Sorloth. Pas tri pikëve të reja, Atletico renditet e treta në tabelë me 23 pikë, një më pak se Real në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa prin Barcelona me 30 pikë, e cila pret sot si vendës rivalin e qytetit Espanyol që renditet në zonën e rrezikshme me vetëm 10 pikë. Las Palmas mbetet në pozitën e 18-të me 9 pikë, pasuar nga Real Valadolid me 8 pikë dhe Valencia me 7 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Të gjitha lajmet
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025