Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa mëngjeset do të jenë me brymë dhe mjegull të lehtë deri të dendur. Me afrimin e stinës së dimrit ditët do të shkurtohen nga një minutë.
Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 14 -17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.