Fundi i vitit të ardhshëm ose fillimi i 2026-ës, mund të shënojë përfundimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar i akuzon për krime të pretenduara të luftës, vlerësojnë monitoruesit e këtij procesi.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë - qyteti holandez ku Gjykata Speciale e ka selinë - që prej nëntorit të vitit 2020.
Prokuroria atje ka hequr dorë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve dhe i ka pranuar disa dëshmi me shkrim.
Të premten më 1 nëntor, ZPS njoftoi se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve.Çështja e ZPS-së është paraparë të mbyllet në prill të vitit të ardhshëm, për t’i hapur pastaj rrugë asaj të mbrojtjes.
Avokatët në Kosovë dhe monitoruesit vlerësojnë se ky proces është tejzgjatur.
E Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për KosovaPress, se shkurtimi i kohëzgjatjes së këtij procesi gjyqësor nuk duhet t’i dëmtojë palët në procedurë.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi në prill të vitit 2023.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat./B.Ibishi/