Zef Morina rizgjedhet kryetar i PShDK-së, akuzon Kurtin se e ka katandisur vendin
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Zef Morina PSHDK
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkëpunimi Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës do të ndikojë në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të vendit, për një Kosovë më të begatë dhe më të shëndoshë.

Kështu është theksuar nga përfaqësuesit e këtyre partive në Kuvendin e njëmbëdhjetë zgjedhor të PSHDK-së, në të cilën Zef Moria është zgjedhur për të dytin mandat kryetari i kësaj partie, si dhe Këshilli i Përgjithshëm.

Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morina ka treguar platformën dhe pikëpamjet lidhur me  rrugëtimin, ringritjen dhe zgjerimin e këtij subjekti politik në katër vitet e ardhshme.

Ai ka deklaruar se PSHDK, bashkë me LDK, do të ndërmarrin reforma të mëdha, veçanërisht në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe drejtësi, ashtu që qytetarët e Kosovës të mos kenë shportën gjysmë të mbushur për familjet e tyre.

Derisa u shpreh se Republika e Kosovës rrezikohet nga një e keqe akoma më e madhe që është izolimi ndërkombëtar i vendit, theksoi se vetëm riorganizimi dhe ringritja e të djathtës shqiptare e udhëhequr nga koalicioni LDK-PSHDK, do të mund të kthejë Kosovën në rrugën e zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe të riintegrojë si dikur raportet të shkëlqyera me bazën perëndimore.

I pranishëm në këto punime të Kuvendit, ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka theksuar se prezenca e LDK-së dhe PShDK-së, është jetike dhe e domosdoshme për të mirën e vendit. Derisa ka shtuar se të dy partitë kanë potencial politik.

Kryetari i Partisë e Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka ka nënvizuar se është shumë e rëndësishme që ky koalicion të marrë një erë formale. Ndërsa, ka thënë se e shohin me shqetësim problemin me aleatët, për çfarë tha se ka një lloj hendeku që kryeministri aktual e ka hapur me ata.

Në emër të Bashkësive së degëve të PSHDK-së në Zvicër, Nue Kaqinari ka thënë se fushatën dhe zgjedhjet e brendshme partiake sivjet i karakterizojë shumë faktor, përfshirë mobilimin e partisë sikur asnjëherë më parë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024