KE: Kosova vuan nga papunësia dhe emigrimi i lartë
Biznes
Lexohet për: 3 min.
KE: Kosova vuan nga papunësia dhe emigrimi i lartë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Rezultatet e dobëta në tregun e punës, progres i kufizuar në infrastrukturë, kontratat njëburimore, janë disa nga të gjeturat në fushën e ekonomisë në Raportin e Progresit për vitin 2024 të hartuar nga Komisioni Evropian për Kosovën.

Kritika për vendin tonë pati edhe për numrin e madh të të rinjve, që nuk ndjekin shkollimin e lartë ose trajnimet. Sipas këtij raporti ky numër ka shënuar rritje dhe është më i larti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përveç kësaj, në raport potencohet se rezultatet e dobëta të tregut të punës kontribuojnë në nivele të vazhdueshme të larta të emigrimit.

“Tregu i punës vazhdon të vuajë nga pjesëmarrja shumë e ulët, papunësia e lartë dhe hendeqet e mëdha gjinore. Në vitin 2023 pjesa e të rinjve (15-24 vjeç) jo në punësim, arsim apo trajnim u rrit në 33.4%, nga 33% në 2022, që është megjithatë më i larti në Rajoni i Ballkanit Perëndimor. Rezultatet e dobëta të tregut të punës kontribuojnë në nivele të vazhdueshme të larta të emigrimit. Rezultatet e anketës së fuqisë punëtore vazhdojnë të publikohen me vonesa të mëdha”, thuhet në raport, përcjell KosovaPress.

Përveç kësaj, në Raportin e Progresit thuhet po ashtu se Kosova ka bërë përparim të kufizuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Në raport thuhet se nuk ka pasur progres në autostradën Prishtinë - Merdare, si dhe punimet rehabilituese për Linjën Hekurudhore 10.

Periudha raportuese, nuk ka pasur progres në autostradën Prishtinë - Merdare. Punimet rehabilituese për Linjën Hekurudhore 10 vazhduan me ritme të ngadalta. Tenderimi i sistemet e sinjalizimit dhe telekomunikacionit, që është me prioritet të madh, është ende i vonuar, për shkak të mungesa e financimit. Sistemi i transportit ende përballet me disa sfida në aspektin e sigurisë, mirëmbajtje e pamjaftueshme dhe kapacitete të dobëta administrative të institucioneve rregullatore”, thuhet në raport.

Vendi është qortuar edhe për numrin e madh të kontratave një burimore (përdorimin e procedurave të negociuara të prokurimit) veçanërisht në Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Kosova duhet të përmirësojë planifikimin e saj dhe të reduktojë përdorimin e procedurave të negociuara të prokurimit. Për të reduktuar rreziqet e keqpërdorimit dhe mashtrimit, është e rëndësishme të sigurohet transparencë e plotë arsyetim të fortë që shpjegon vendimin për dhënien e çmimit dhe të mbajë gjurmët e auditimit. Në vitin 2023, procedurat e negociuara pa publikim të njoftimit të kontratës ishin 13.5 për qind, me një shumicë prej kontratat e lidhura nga Korporata Energjetike e Kosovës”, thuhet në raport.

Në raport përmendet se sektori i shërbimeve vazhdoi të dominojë aktivitetin ekonomik në vitin 2023, duke siguruar 46% të bruto prodhimit vendor.  Sipas raportit, rekomandimet e KE-së nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe në se Kosova duhet të bëjë përmirësimin e cilësisë së shpenzimeve publike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024