Policia e Malit të Zi ka publikuar foton e sulmuesit Aca Martinoviq, pas vrasjes së shtatë personave sot pasdite në Cetinje.
Në një deklaratë thuhet se Martinoviq ka vrarë të paktën katër persona, duke përfshirë edhe anëtarë të familjes së tij, pas së cilës ka ikur.
Policia thuhet se ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të personit dhe në terren ndodhen të gjitha njësitë organizative në dispozicion të policisë, përfshirë edhe njësinë speciale.
“Personi është i armatosur dhe i rrezikshëm, dhe njëherësh apelojmë te qytetarët e Cetinjës të qëndrojnë në objektet e tyre banesore dhe të mos lejojnë persona të panjohur në shtëpitë e tyre, ndërsa policia të marrë të gjitha masat dhe veprimet me qëllim mbrojtjen e tyre dhe ndjekjen penale të autorëve të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.