Dy të vdekur e 22 të plagosur nga fishekzjarrët në Havai
Magazina
Lexohet për: 1 min.
Dy të vdekur e 22 të plagosur nga fishekzjarrët në Havai
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Dy persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur në një incident të lidhur me fishekzjarrë në Havai në ditën e Vitit të Ri.

Autoritetet po hetojnë shkakun e incidentit, i cili ndodhi teksa njerëzit po festonin ardhjen e vitit 2025.

Shërbimet e urgjencës mjekësore të Honolulu, policia dhe zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje në zonën Salt Lake-Aliamanu të Oahu në orët e para të ditës së sotme.

"Ky është një incident i lidhur me fishekzjarrë me viktima të shumta. Ju lutemi shmangni zonën,” shkroi Departamenti i Policisë Honolulu në një postim në X.

Një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi i ka shpërthyer një fishekzjarr në dorë, sipas mjekëve në vendngjarje, të cilët e kanë transportuar në spital për mjekim. /Newsweek

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025