Pesë persona humbën jetën për shkak të mjeteve piroteknike, dhe dhjetëra u plagosën në natën e Vitit të Ri në Gjermani.
Viktimat janë regjistruar në zona të ndryshme të Gjermanisë, ndërsa më të plagosurit janë në Berlin.
Në mesin e të plagosurve janë disa pacientë të cilët u verbuan nga shpërthimet, si dhe pacientë të cilëve u është dashur t'u prehen gjymtyrët për shkak të lëndimeve.
Policia vlerëson se lëndimet janë më të rënda këtë vit për shkak të mjeteve shpërthyese pa leje, të cilat janë më shumë se zakonisht. Policia tregon fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. Një pajisje e tillë madje shkaktoi dëme në ndërtesa dhe xhama të thyer në lagjen Schoenefeld.Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, shprehu gjithashtu indinjatën e tij për sulmet ndaj përfaqësuesve të shërbimeve publike.
“Është e paimagjinueshme që këtë vit të jemi dëshmitarë të sulmeve ndaj punonjësve të policisë me fishekzjarrë të paligjshëm të fortë sa bomba, gjuajtje me gurë apo mjete piroteknike ndaj punonjësve të emergjencës dhe zjarrfikësve. Autorët duhet të ndjejnë masën e plotë të mjeteve të shtetit ligjor”, tha Wegener.