Këta telefona mbeten pa WhatsApp sot
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Këta telefona mbeten pa WhatsApp sot
Foto Ilustruese
2 ditë më parë
Linku u kopjua

WhatsApp do të ndalojë mbështetjen e sistemeve operative më të vjetra në Android dhe iOS, që do të thotë se disa telefona inteligjentë nuk do të mund ta ngarkojnë këtë aplikacion të njohur.

Edhe pse numri i përdoruesve të prekur nga ky ndryshim nuk do të jetë i madh, ata që i kanë mbajtur pajisjet e tyre në gjendje pune për mbi 10 vjet do të duhet të përgatiten për ndryshimet.

Më 1 janar 2025, WhatsApp do të ndalojë së mbështeturi sistemin operativ KitKat të Android, si dhe të gjitha versionet e vjetra. Ndërsa disa përdorues të KitKat do të jenë ende në gjendje të përdorin WhatsApp, kjo do të jetë e mundur vetëm nëse ata mund të përditësojnë pajisjen në një version më të ri të sistemit operativ.

Ndër pajisjet Android që nuk do të përdorin WhatsApp pas 1 janarit 2025 janë:

Samsung: Galaxy S3, Galaxy Note 2, Galaxy Ace 3, Galaxy S4 Mini

Motorola: Moto G (gjenerata e parë), Razr HD, Moto E 2014

HTC: One X, One X+, Desire 500, Desire 601

LG: Optimus G, Nexus 4, G2 Mini, L90

Sony: Xperia Z, Xperia SP, Xperia T, Xperia V

Nga 5 maj, aplikacioni nuk do të funksionojë më në Iphone në versionet iOS më të vjetër se 15.1. Megjithatë, disa përdorues me iOS të vjetër mund të përmirësojnë pajisjen e tyre iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus të cilët mund të përditësohen vetëm në iOS 12.5.7, nuk do të mund të përdorin WhatsApp pas kësaj date.

Kompania Meta tha se ndryshimet janë pjesë e përditësimeve të rregullta për ruajtjen e sigurisë së aplikacionit dhe përputhshmërinë e tij me telefonat më të rinj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025