Intervista - Zgjedhjet 2025
Tendencë mes partive serbe për blerje të votave
Partitë serbe në Kosovë që garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit nuk kanë ofruar program për komunitetin serb, ndërsa ka edhe ankesa për tentim të blerjeve të votave, thotë koordinatori i koalicionit të organizatave joqeveritare ‘Demokracia në Veprim’ për rajonin e veriut, Dushan Radakoviq. Në një intervistë për KosovaPress, Rakoviq, i cili është edhe drejtor ekzekutiv i Qendrës për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike në veri të Mitrovicës thotë po ashtu se partitë serbe më shumë kanë komentuar deklaratat e udhëheqësve shtetërorë në Kosovë e Serbi, sesa që janë marrë me problemet e qytetarëve nga radhët e këtij komuniteti. “Interesante është se partitë nuk kanë diskutuar diçka për programin dhe prioritetet e tyre, më shumë kanë folur për korrupsionin e të tjerëve…”, thotë Radakoviq. Ai flet edhe për ankesat e partisë “Demokracia serbe”, e cila ka akuzuar subjektet tjera për heqjen e posterëve të tyre dhe përgatitjen e blerjes së votave në ditën e zgjedhjeve. Një incident ka ndodhur mes subjekteve serbe ka ndodhur para dy ditësh në Graçanicë. Partia e serbëve të Kosovës është penguar gjatë një tubimi me qytetarë nga një kandidat i Listës Serbe për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë, Radakoviq pret që të dielën (9 shkurt), do të ketë proces të qetë zgjedhor dhe pa incidente. “Demokracia serbe ka lajmëruar dy herë raste kur persona të panjohur kanë hequr posteret e tyre... Ka ankesa nga partia Demokracia serbe ndaj SPO-së [Sloboda, pravda, opstanak] për përgatitje të blerjes së votave, dhe të dyja këto raste janë në polici”, thotë Radakoviq. Ai jep edhe hollësi për mënyrën e organizimit të aktiviteteve zgjedhore të partive serbe. Thotë se nuk kanë evidentuar raste të përdorimit të fmëijëve në fushatë. Lajmin e plotë mund ta lexoni në sistemin me parapagim... Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garojnë gjashtë subjekte politike nga komuniteti serb: Lista Serbe, Lëvizja Popullore Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Iniciativa Qytetare për Drejtësi Popullore.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025