Kabashi-Muçaj premton ta bëjë QKMF-në e Istogut shembull në Kosovë e rajon
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 4 min.
Kabashi-200125
1 javë më parë
Linku u kopjua

Përmirësimi i sistemit shëndetësor dhe ndryshimet në arsim janë ndër prioritetet kryesore të kandidates për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Serbeze Kabashi-Muçaj. Shndërrimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog në shembull për të gjitha qendrat tjera, është në fokus të punës së saj.

Me një eksperiencë si profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë dhe si radiologe që punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga viti 1999, Kabashi-Muçaj zotohet se do të japë kontributin e saj në të mirën e qytetarëve.

Sigurimi shëndetësor për qytetarët, mbështetja për stafin mjekësor, duke përfshirë pagesën e stazhit dhe mundësi për punësim e specializim, janë disa nga premtimet e saj.

Shprehet e gatshme të jetë një zë i fuqishëm në parlament për të realizuar këto synime dhe për të ndihmuar qytetarët e Kosovës.

“Duke parë përditshmërinë, pasi profesioni im lidhet me pjesën e sferës së shëndetësisë dhe që lidhet të njëjtën kohë edhe me procesin e arsimit kryesisht me shëndetësi, duke parë sfidat e përditshme që ne i kemi në QKUK dhe në sistemin shëndetësor në përgjithësi e kam parë të arsyeshme t’i hyj kësaj gare... Ka shumë prioritete. Janë disa, mirëpo mendoj që më e rëndësishme dhe jetike për qytetarët e Kosovës në përgjithësi është sigurimi (shëndetësor) të jetë i realizueshëm dhe me marrjen e mandatit të LDK-së, këto do të jenë të realizueshme në vitin e parë. Mandej, gjithçka që lidhet me sferën e shëndetësisë, pagesa e stazhit të doktorëve që kryejnë stazh specialist pa pagesë deri më tani dhe puna e tyre duhet të paguhet. Punësimi që është nevojë  e domosdoshme për stafin mjekësor, dhe specializimet gjithashtu janë jetike edhe për vendin në përgjithësi”, thotë Kabashi.

Me një përvojë prej gati tri dekadash në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, Kabashi beson se mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në sistemin shëndetësor dhe arsimor të Kosovës.

“Përvoja pothuajse prej tri dekadave e punës time e ka dëshmuar në të dy sferat për kontributin që kam pasur mundësinë ta jap, dhe tash e shoh që kontributi më i fuqishëm jepet në qoftë se të jepet mundësia të jesh deputete në Republikën e Kosovës, për të realizuar çdo gjë që ka të bëjë me sferën dhe sistemin shëndetësor në Kosovë dhe me sistemin e arsimit në vend”, nënvizon Kabashi.

Në nivel lokal, Kabashi ka fokus të veçantë përmirësimin e infrastrukturës në Istog, sidomos për QKMF-në, e cila, sipas saj, duhet të bëhet një shembull i suksesit për të gjithë vendin dhe më gjerë.

“Shumëçka që lidhet me jetën e qytetareve të Istogut do të jemi nëse na jepet kjo mundësi, do të jem një zë i fuqishëm, së pari për QKMF-në që të përfundojë në afatin kohor më të shpejtë të mundshëm. Të jetë një QKMF shembull jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë vendit, me një infrastrukturë. Me specializime dhe profesionalistë adekuatë të sistemit të mesëm dhe të doktorëve. Si dhe çdo gjë që lidhet me sferën e arsimit dhe shëndetësisë dhe rasteve sociale duke u nisur çdo projekt që lidhet me Istogun, do të jem zë i fuqishëm edhe në Parlament për buxhetin, sepse si komuna që ka një buxhet të vogël dhe nuk mund të realizohen të gjitha projektet që i parasheh edhe kryetari i komunës edhe LDK. Kështu pa hezitim do të jem zë i fuqishëm që të përkrahi komunën”, thotë ajo.

Fushata për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë ka filluar, më 11 janar, ndërkaq, zgjedhjet mbahen më 9 shkurt.

Artikull i sponzorizuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025