Byroja Shtetërore, Kukaj: 'Pacientët' e parë të saj do të jenë zyrtarët e VV-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës në Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Diellza Kukaj ka thënë se sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar disa ndryshime në Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pasi Gjykata Kushtetuese gjeti se disa nene të tij ishin në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas saj, natyrisht, ekspertët ligjorë do të vlerësojnë nëse ndryshimet janë në përputhje me legjislacionin. Megjithatë, ajo ka shkruar në Facebook se ‘kur flasim për pasuritë e zyrtarëve të Vetëvendosjes-Guxo dhe familjarëve të tyre, të krijuara përmes tenderave njëburimorë dhe kontratave të klasifikuara, gjasat janë shumë të mëdha që kjo Byro të funksionalizohet në Qeverinë e ardhshme – dhe 'pacientët' e parë të saj do të jenë pikërisht zyrtarët e VV-së’.

“Sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar disa ndryshime në Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pasi Gjykata Kushtetuese gjeti se disa nene të tij ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Natyrisht, ekspertët ligjorë do të vlerësojnë nëse ndryshimet janë në përputhje me legjislacionin. Megjithatë, kur flasim për pasuritë e zyrtarëve të Vetëvendosjes-Guxo dhe familjarëve të tyre, të krijuara përmes tenderave njëburimorë dhe kontratave të klasifikuara, gjasat janë shumë të mëdha që kjo Byro të funksionalizohet në Qeverinë e ardhshme – dhe 'pacientët' e parë të saj do të jenë pikërisht zyrtarët e VV-së”, shkruan ajo.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar Projektligjin e ndryshuar për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse.

https://kosovapress.com/qeveria-miraton-projektligjin-per-byrone-dhe-programin-per-mbrojtje-gjitheperfshirese

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024