Britania ndalon rrjetet sociale për nën 16-vjeçarët
4-Fourth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Britania ndalon rrjetet sociale për nën 16-vjeçarët
social-media-image-
15/06/2026 - 12:50
Linku u kopjua

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar planet për ndalimin e aksesit në mediat sociale për përdoruesit nën moshën 16 vjeç, duke e cilësuar këtë si një hap të madh për mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetin e tyre mendor.

Sipas deklaratës së bërë në Downing Street, Starmer tha se mediat sociale po ndikojnë negativisht tek të rinjtë, duke rritur rastet e ngacmimit online dhe duke dëmtuar mirëqenien e tyre psikologjike.

“Mediat sociale i bëjnë fëmijët të pakënaqur, ua bëjnë më të lehtë ngacmuesve t’i abuzojnë dhe mund të dëmtojnë shëndetin e tyre mendor,” u shpreh ai, transmeton TCh.

Ai ka theksuar se masa e propozuar shkon edhe më tej se rregulloret ekzistuese në vende të tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026