Britania e Madhe mban zgjedhjet e përgjithshme më 4 korrik
Lexohet për: 1 min.
flamuribritanik
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak konfirmoi se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 4 korrik.

Ai shpalli zgjedhjet e përgjithshme të 4 korrikut në një deklaratë jashtë Downing Street.

Më herët, sekretari i Jashtëm David Cameron ndërpreu shkurt një udhëtim në Shqipëri, ndërsa sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps shtyu një udhëtim jashtë shtetit për të marrë pjesë në kabinet.

Sunak thotë se është krenar për atë që ka arritur qeveria e tij dhe thotë se qeveria ka krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët në Britani të Madhe.

Ai e pranon se nuk mund dhe nuk do të pretendojë se kanë bërë gjithçka siç duhet gjatë kohës sa ka qenë në pushtet, por është krenar për atë që kanë arritur dhe çfarë mund të bëhet në të ardhmen. /BBC

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025