Brazili ende pa trajner, tre emra të mëdhenj në listë
Lexohet për: 1 min.
Brazili
1 vit më parë
Linku u kopjua

Brazili është edhe më tutje në kërkim të një trajneri të ri në stolin e kombëtares. Zinedine Zidane është një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Titen i cili u largua pas Kampionatit Botëror që u mbajt në Katar.

Zinedine Zidane plotëson kushtet që kërkon Federata e Brazilit: është i huaj, ka një karrierë të mirë dhe është i lirë, përcjellë KosovaPress.

Për më tepër, francezi i njeh mirë disa nga lojtarët e skuadrës braziliane, si Vinicius , Eder Militao dhe Casemiro , të cilët i kishte nën urdhrat e tij te Real Madridi.

Zidane mund të bëhet trajneri i parë i huaj i ‘Canarinhas’ që nga argjentinasi Filpo Nunez në vitin 1965.

Ancelotti është përmendur gjithashtu prej kohësh si kandidat potencial, e po ashtu edhe Luis Enrique, por mediat franceze nënvizojnë se as Zinedine Zidane nuk duhet të hidhet si opsion serioz për Brazilin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025