Bournemouth ndal Cityn, Arsenali shpallet kampion i Anglisë pas 22 vjetësh
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bournemouth ndal Cityn, Arsenali shpallet kampion i Anglisë pas 22 vjetësh
Projekti Ri (45)
19/05/2026 - 22:30
Linku u kopjua

Një dramë e vërtetë është zhvilluar në "Vitality Stadium", ku Bournemouth ka arritur të ndalë Manchester Cityn, duke ia dhuruar titullin e kampionit Arsenalit një xhiro pa përfunduar kampionati.

Bournemouth kaloi në epërsi në pjesën e parë me golin e bukur të Eli Junior Kroupi (39'), duke rezistuar me mjaft heroizëm ndaj sulmeve të njëpasnjëshme të "Cityzens".

Ndonëse Manchester City arriti të barazonte në minutat e fundit me një gol nga Haaland (93'), ky barazim nuk u mjaftoi djemve të Pep Guardiolës, të cilëve u duhej patjetër fitorja për të mbetur në garë.

Ky dështim i Cityt bën që tifozët e Arsenalit të festojnë titullin e parë të Premier League pas plot 22 vjetësh pritjeje, që nga epoka e famshme e "Invincibles" në vitin 2004.

Nga ana tjetër, ky moment po cilësohet nga mediat si Daily Mail Sports si një "ndryshim i titullit" në futbollin anglez, pasi përkon me sezonin e fundit të Pep Guardiolës në krye të Manchester Cityt, i cili po largohet nga Anglia duke dorëzuar fronin te "Gunners".

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026