Bizneset e vogla përballen me vonesa në pagesa
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bizneset e vogla përballen me vonesa në pagesa
705155074_10165147330744104_800625859443482827_n
23/05/2026 - 10:41
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Mehmeti, ka deklaruar se një nga problemet kryesore me të cilat po përballen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë është vonesa e pagesave nga bizneset e mëdha.

Ai bëri të ditur se Projektligji për Pagesat e Vonuara në Transaksionet Tregtare tashmë është gati dhe synon të vendosë më shumë rregull dhe disiplinë financiare në treg.

Sipas Mehmetit, ky projektligj do të krijojë rregulla më të qarta dhe mbrojtje më të madhe për bizneset e vogla dhe të mesme, në mënyrë që puna dhe produktet e tyre të paguhen me kohë.

“Mbështetja për prodhuesit dhe bizneset vendore është konkrete, e drejtë dhe e matshme”, ka theksuar Mehmeti.

Ai shtoi se forcimi i sigurisë financiare për bizneset vendore mbetet një nga prioritetet kryesore për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm për ndërmarrësit.

Mehmetaj nw listwn e LVV-sw mban numrin 86.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026