Bislimi mbështetë protestën e shqiptarëve në Bujanoc: Kërkesat janë legjitime dhe të drejta
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës vijojnë të përballen me një situatë të papranueshme diskriminimi sistematik, që sipas tij cenon të drejtat e tyre themelore.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se kërkesat e tyre për "respektimin e marrëveshjeve politike, ndalimin e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave të Kosovës dhe përfshirjen e drejtë në institucionet shtetërore" janë plotësisht legjitime dhe të drejta.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet bashkëkombasit tanë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe mbetet e angazhuar për të ngritur këto çështje në nivelet më të larta ndërkombëtare dhe të kërkojë përkrahje për t'i dhënë fund diskriminimit të padrejtë”, tha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Zgjidhja e këtyre çështjeve është dëshmi edhe për përkushtimin ndaj demokracisë dhe të drejtat e njeriut, e cila sipas Bislimit mungon nga fqinji verior, që në vazhdimësi shkel të drejtat e komunitetit shqiptar.

Ndërkohë protesta e shqiptarëve për identitet e dinjitet në Bujanoc ka përfunduar e qetë.

https://kosovapress.com/protesta-e-shqiptareve-per-identitet-e-dinjitet-ne-bujanoc-perfundon-e-qete

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024