Protesta e shqiptarëve për identitet e dinjitet në Bujanoc përfundon e qetë
Lexohet për: 2 min.
454771184_921907046646285_9175137125927290341_n
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar protesta gjithpopullore e shqiptarëve në Bujanoc. Në sheshin Skënderbeu, emërtim të cilin nuk e pranoi Qeveria e Serbisë, në mënyrë të qetë kanë protestuar qindra shqiptarë, ndërkohë, u panë edhe forcat policore.

Para të pranishmëve me një fjalë rasti është paraqitur deputeti shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë, Shaip Kamberi, i cili e akuzoi Qeverinë serbe për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ajo “nuk dëshiron integrimin e tyre në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”.

E përveç drejtuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në mbështetje ishte edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka shkruar se po ngrisin zërin për të drejtat e mohuara.

“Për marrëveshjet e paimplementuara. Për pasivizimin selektiv të adresave. Për mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Duke dëshmuar kështu mosnënshtrimin tonë, kundër shtypjes, shkeljes e diskriminimit. Për të dëshmuar qëndresën tonë”, ka shkruar ajo.

Ndëkrohë, ditë më parë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar- KKSH, Nevzad Lutfiu, ka theksuar se protesta e nesërme në Bujanoc është e orientuar kundër Qeverisë së Serbisë dhe diskriminimit që po na bëhet në kontinuitet e i cili po shkon duke u thelluar.

https://kosovapress.com/sot-ne-bujanoc-protestohet-kunder-diskriminimit-te-shqiptareve

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024