Bie numri i lindjeve në Kosovë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bie numri i lindjeve në Kosovë
Lindjett
Foto Ilustruese
15/06/2026 - 17:08
Linku u kopjua

Në Kosovë gjatë muajit prill të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 261 lindje, duke shënuar rënie mbi 50 lindje ose rreth 2.3 për qind krahasuar me muajin mars 2026.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga numri i përgjithshëm i lindjeve të regjistruara brenda dhe jashtë vendit, 1 mijë e 183 janë meshkuj, ndërsa 1 mijë e 78 janë femra, përcjell KosovaPress.

Gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar gjithsej 916 raste të vdekjeve, prej të cilave 515 meshkuj dhe 401 femra. Krahasuar me marsin 2026, numri i vdekjeve ka shënuar ulje prej 1.7 për qind.

ASK bën të ditur se në prill janë regjistruar edhe 1 mijë e 126 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës. Në raport me muajin paraprak, numri i martesave është rritur për rreth 20.8 për qind.

Ndërkaq, gjatë këtij muaji janë evidentuar 111 raste të shkurorëzimeve. Krahasuar me marsin, numri i divorceve ka rënë për 16.5 për qind.

Agjencia e Statistikave thekson se këto të dhëna janë përpiluar mbi bazën e evidencave administrative, ndërsa burim i informacionit është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026