Pas përfundimit të trajnimit 10-javor për gjuhë, kulturë dhe trajnim profesional, janë betuar 17 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë.
Në betimin solemn të këtyre vullnetarëve, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se deri më tani kanë shërbyer mbi 200 vullnetarë në Kosovë.
Në këtë ceremoni morri pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani e cila i uroi mirëseardhje grupit të tetë të vullnetarëve në Kosovë.
"Mirëserdhët në një tokë të pasur dhe në vendin me mikpritje. Sot jam e emocionuar qe të mirëpres grupin e tetë. Tani jeni pjesë e një komuniteti, puna juaj shkon shumë përtej detyrave të përditshme. Ndikimi i shërbimit tuaj në buzëqeshjen e fëmijëve. Këto janë gjurmët e vërteta të grupit tuaj. Lidhja juaj tejkalon lidhjet diplomatike", tha Osmani.
"Ata u njohën me bujarinë dhe mirëpritjen e Kamenicës, Koretinës dhe Topanicës. Ky grup janë përballur me seanca te gjata të njohjes së gjuhës", tha ajo duke shtuar se "çdo javë vullnetarët kanë përparuar".