Berlin, Hoti pranon planin e punës për avancimin e politikave sociale dhe të punësimit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Berlin, Hoti pranon planin e punës për avancimin e politikave sociale dhe të punësimit
Në Berlin, ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare të Republikës së Kosovës, Andin Hoti, ka bërë të ditur se ka pranuar Planin e Punës nga ministrja federale për Punë dhe Çështje Sociale e Gjermanisë, Bärbel Bas, në kuadër të konferencës me shtetet e Ballkanit Perëndimor, raporton KosovaPress.
Hoti shkroi se dokumenti i rëndësishëm u është dorëzuar edhe përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë konferencës së fokusuar në avancimin e politikave të punësimit dhe atyre sociale.
Sipas tij, pranimi i këtij dokumenti përbën një moment të rëndësishëm në rrugën integruese të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
“Ky dokument i jep një impuls të ri dhe të pakthyeshëm rrugëtimit tonë drejt standardeve evropiane në politikat e punësimit dhe ato sociale”, shkruan Hoti.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.