Eksperti i sigurisë kibernetike, Halil Berisha, ka reaguar pas lirimit të gjashtë serbëve të ndaluar në Jarinje, të cilët po transportonin materiale me përmbajtje nxitëse dhe nacionaliste, për të cilat KosovaPress raportoi sot gjatë ditës.
Në reagimin e tij ne Facebook, Berisha ngriti shqetësime për vendimin e Prokurorisë së Mitrovicës për lirimin e të dyshuarve vetëm pak orë pas arrestimit.
Dyshime ka ngritur për rrezikun potencial të këtyre grupeve, derisa ka pyetur nëse institucionet kanë shqyrtuar mundësinë që këto aktivitete të lidhen me përgatitje për destabilizim apo incidente të reja.
“Çka nëse kemi të bëjmë me përgatitje për trazira të reja? A do të ketë përgjegjësi për këto vendime?”, ka shtuar ai.Policia i arreston e Prokuroria e Mitrovicës i liron!
Materiale nxitëse, përçarëse e glorifikuese të terroristëve që sulmuan Kosovën në Banjskë e vranë Afrim Bunjakun iu kapën 6 serbëve në Jarinje duke i futë në Kosovë.
Para pak kohe u zbulua se serb të lidhur me shërbimin rus në vende europiane si Gjermania e Franca bën aksione të tilla për nxitje fetare, mes hebrenjëve e myslimanëve!
Me çfarë baze?
A jep përgjegjësi dikush për këtë punë?