Bellingham dhe Yamal bashkë në reklamën e Adidas
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bellingham dhe Yamal bashkë në reklamën e Adidas
Adidas ka goditur sërish me fushatën e saj më të re, "Backyard Legends", duke mbledhur në një vend emrat më të mëdhenj të sportit dhe kulturës botërore për të paralajmëruar ethet e Botërorit të kësaj vere.
Në këtë projekt spektakolar, legjenda Lionel Messi bashkohet me yjet e rinj si Jude Bellingham dhe Lamine Yamal, së bashku me talenten amerikane Trinity Rodman, për të sjellë në jetë tregimin më të bukur të futbollit të rrugës.
Po ashtu shfaqen legjendat e futbollit si: Zinedine Zidane, Del Piero dhe David Beckham.
Pjesë e kësaj reklame unike janë edhe ylli i Hollywood-it, Timothée Chalamet, si dhe ikona e muzikës, Bad Bunny, të cilët i japin një dimension tjetër stilit dhe kulturës që rrethon futbollin.
Videoja rrëfen legjendën e një fushe lagjeje ku luhet me rregullin "fito ose shko në shtëpi", ku thuhet se një ekip i pamposhtur nuk ka pësuar asnjë humbje për plot 30 vite.
Përmes kësaj reklame, Adidas jo vetëm që prezanton pajisjet e reja sportive për Kupën e Botës, por feston lidhjen e ngushtë mes brezave dhe rrënjëve të futbollit, duke ndezur atmosferën para nisjes së turneut më të rëndësishëm në glob.
KosovaPress