Belgjika dhe Irani përballen sonte për një vend në fazën e nokautit
Botërori 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Belgjika dhe Irani përballen sonte për një vend në fazën e nokautit
Belgjika dhe Irani do të përballen sonte nga ora 21:00 në Los Anxhelos në një ndeshje shumë të rëndësishme të Grupit G të Kupës së Botës 2026.
Pas barazimeve në xhiron e parë, të katër skuadrat e grupit kanë nga një pikë, ndërsa fitorja në këtë duel mund t’i afrojë shumë me kualifikimin në fazën e 1/8 së finales. Belgjika vjen pas barazimit 1-1 ndaj Egjiptit, ndërsa Irani tregoi karakter duke rikuperuar dy herë rezultatin në barazimin 2-2 kundër Zelandës së Re. Kjo do të jetë përballja e parë historike mes këtyre dy kombëtareve.
Formacionet e mundshme:
Belgjika (4-2-3-1): Courtois – Meunier, Ngoy, Mechele, Onana – Tielemans, De Bruyne – De Cuyper, Trossard, De Ketelaere – Lukaku.
Irani (4-4-2): Beiranvand – Mohammadi, Yousefi, Nemati, Ezatolahi – Khalilzadeh, Ghoddos, Moghanlou, Chaedi – Rezaeian, Taremi.