Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Përmes një mesazhi publik, Kreu i Shtetit u shpreh thellësisht i tronditur për ngjarjen e rëndë, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjet e viktimave.
Ai u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta prindërve dhe familjarëve të viktimave, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë për fëmijën e plagosur që ndodhet në spital.
Presidenti Begaj theksoi gjithashtu nevojën për rritjen e sigurisë rrugore dhe kërkoi nga institucionet përgjegjëse një hetim të plotë të ngjarjes.Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku dy të mitur kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10 vjeç.