AGK: Gazetarët përballen me pasiguri, paga të ulëta, mungesë të drejtash...
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
AGK: Gazetarët përballen me pasiguri, paga të ulëta, mungesë të drejtash...
AGK1234
01/05/2026 - 18:43
Linku u kopjua

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngritur shqetësimin për kushtet e punës së gazetarëve dhe punonjësve medialë në Kosovë, duke theksuar se të drejtat bazike të punës nuk po respektohen në këtë sektor.

Sipas AGK-së, shumë gazetarë vazhdojnë të punojnë me paga minimale, pa sigurime shëndetësore dhe pa kontrata stabile, ndërsa përballen me orare të gjata pune, shpesh edhe gjatë festave dhe ditëve të pushimit, pa kompensim adekuat.

“Shkeljet si vonesat në paga, mungesa e pushimeve dhe pasiguria profesionale mbeten të përhapura.

Gjendja paraqitet edhe më e rëndë për gratë gazetare, të cilat shpesh hasin vështirësi në realizimin e të drejtave të garantuara me ligj, përfshirë pushimin e lehonisë dhe të drejtën për gjidhënie”, thuhet në reagim.

AGK thekson se mungesa e një sindikate gjithëpërfshirëse i lë punonjësit medialë të pambrojtur ndaj abuzimeve, ndërsa u bën thirrje institucioneve, veçanërisht Inspektoratit të Punës, që të rrisin mbikëqyrjen dhe të ndërmarrin veprime konkrete.

Po ashtu, pronarëve të mediave u kërkohet të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte dinjitoze për punonjësit, ndërsa gazetarët inkurajohen të mos i tolerojnë shkeljet dhe të kërkojnë mbrojtje për të drejtat e tyre.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026