Osmani e lë “jetim” ueb-faqen e presidentit, ia "merr" krejt faqet në rrjetet sociale
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani e lë “jetim” ueb-faqen e presidentit, ia "merr" krejt faqet në rrjetet sociale
Osmani FB 1
06/04/2026 - 16:12
Linku u kopjua


Vetëm ueb-faqja e zyrës së presidentit të Kosovës, “president-ksgov.net”, ka mbetur si pronë e institucionit më lartë në vend, qëkur Vjosa Osmani e dorëzoi këtë post dy ditë më parë. Ndërkohë, të gjitha të tjerat, përfshirë edhe llogarinë zyrtare në Facebook, tashmë bartin vetëm emrin e saj.

Pikërisht në ditën detyrë ia dorëzoi për ushtrim të përkohëshëm kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, Osmani ia ndërroi emërtimin faqes zyrtare në Facebook nga “Presidenca e Republikës së Kosovës” në “Zyra e Presidentes së 6-të Republikës së Kosovës”.

Po, ashtu të gjitha kyçjet nga ueb-faqja e presidentit lidhen me llogaritë në Instagram, X dhe youtube, lidhen me llogaritë që e kanë emrin e Vjosa Osmanit.

Kjo, derisa në faqe ruhet vegëza e ueb-faqës së presidentit, si edhe kontaktet e kësaj zyreje.

Tutje, te faqja e Facebookut që tashmë i takon Osmanit, nuk gjendet asnjë fotografi e ndonjërit prej 5 paraardhësve të saj.  

Derisa te Youtube që e ka “personalizuar” megjithatë ka edhe video nga aktivitetet e ish-presidentit, Hashim Thaçi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026