Ish-kapiteni i Anglisë dhe një nga ikonat më të mëdha të futbollit botëror, David Beckham, u nderua mbrëmë me një yll në “Hall of Fame” në Hollivud, vetëm pak orë përpara se Shtetet e Bashkuara të zhvillonin ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës 2026.
Beckham, 51 vjeç, u bë pjesë e figurave të shquara të industrisë së argëtimit që kanë lënë gjurmë në kulturën amerikane.
Aktori i njohur Tom Cruise ishte i pranishëm në ceremoni, duke theksuar ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kur David erdhi këtu, shumë njerëz që nuk e ndiqnin futbollin papritur kishin një arsye për ta parë. Ai ndryshoi këtë sport në këtë vend”, tha Cruise.Në fjalën e tij, Beckham e cilësoi momentin si “vërtet të jashtëzakonshëm”, duke thënë se kurrë nuk e kishte imagjinuar se një futbollist nga një familje punëtore angleze do të merrte një nderim të tillë në Hollivud.
Ai theksoi se ceremonia kishte një domethënie të veçantë pasi përkonte me hapjen e Kupës së Botës 2026 në SHBA, duke e quajtur atë një dëshmi të rritjes së madhe që ka përjetuar futbolli në vend gjatë tre dekadave të fundit, shkruan AFP.