Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen me paraqitjen provokuese në finalen e Kupës së Botës
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen me paraqitjen provokuese në finalen e Kupës së Botës
ssad
20/07/2026 - 16:57
Linku u kopjua

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë performancës në një festë të organizuar për finalen e Kupës së Botës në Los Angeles.

Artistja 36-vjeçare u ngjit në skenë me një kostum të guximshëm, të kombinuar me pantallona të shkurtra dhe geta rrjetë, ndërsa veshja e saj përfshinte edhe stemën e gjelit, simbol i ekipit kombëtar të Francës. Gjatë performancës, ajo interpretoi disa nga hitet e saj dhe u prit me entuziazëm nga publiku.

Paraqitja e Rexhës vjen pak kohë pasi ajo reagoi ndaj komenteve negative për pamjen e saj fizike, të cilat u shfaqën në rrjetet sociale pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards.

Këngëtarja ka folur edhe më herët për sfidat shëndetësore me të cilat përballet, duke zbuluar se vuan nga sindroma e vezoreve policistike (PCOS), një gjendje kronike metabolike që mund të ndikojë, ndër të tjera, edhe në shtimin e peshës. Ajo ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e pranimit të trupit dhe kujdesit për shëndetin, pavarësisht komenteve në rrjetet sociale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026