Zyrtare/ Ballkani mbetet pa trajner
Sport
Lexohet për: 1 min.
Ballkani
11 orë më parë
Linku u kopjua

Ballkani nuk e ka pranuar fare mirë humbjen nga Rilindja 74 dhe eliminimin nga Kupa e Kosovës dhe menjëherë pas ndeshje ka ndarë rrugët me trajnerin Artim Pollozhani.

Pasuesi i Ilir Dajës ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe tashmë lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare te kampionit të Kosovës, raporton KosovaPress.

“Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme. Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ballkani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024