Barcelona pranë Kupës së Mbretit
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Barcelona pranë Kupës së Mbretit
Counde
27/04/2025 - 00:43
Linku u kopjua

Stadiumi olimpik de la Cartuja në Seville ishte fushëbeteja e dy skuadrave kryesore spanjolle në finalen e Kupës së Mbretit.

Jules Koundé ka shënuar golin e tretë për Barcelonën katër minuta para përfundimit të pjesës së dytë të kohës shtesë në finalen e Kupës së Mbretit.

Pas përfundimit të kohës së rregullt me rezultat të barabartë 2:2, ndërsa shifrat dukej se nuk do të ndryshonin as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Ferran Torres shënoi për katalanasit në minutën 107, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Publikimi i këtij artikulli u mundësua nga interneti 5G nga thirr.com (hyperlink) me pakon eSIM Kosovo (hyperlink https://thirr.com/language/de/destination/xk)

Por, futbollisti francez Kounde shënoi për golin e tretë në minutën e 116-të, raporton KosovaPress.

Barcelona ishte në kontroll të plotë pas goditjes së bujshme të Pedri. Por më pas në ndeshje hyn Kylian Mbappe. Dy gola në shtatë minuta të pjesës së dytë i japin Real Madridit një epërsi të pamundur. Ferran Torres më pas shënon golin e barazimit në minutën e 84-të.

Barcelonës iu anulua një penallti pasi Raphinha u ndalua brenda zonës së rreptësisë, por pas shikimit të VAR-it futbollisti brazilian u ndëshkua me karton të verdhë për simulim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026