Barcelona humb portierin kryesor
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Barcelona humb portierin kryesor
Barcelona ka pësuar një goditje të mundshme në fazën vendimtare të sezonit, pasi portieri kryesor Joan Garcia, pritet të mungojë disa javë për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Në kuadër të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, Barcelona kundër Newcastle, Garcia u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 82-të pas një dëmtimi, që sipas raportimeve të para është çarje në muskujt e këmbës.
Dëmtimi vjen në një moment shumë kyç të sezonit, ndërsa Barcelona përgatitet për ndeshjet e ardhshme të La Ligës dhe fazat e mëvonshme të Ligës së Kampionëve.
Guardiani i Barcelonës, Garcia ka luajtur rregullisht këtë sezon, duke kontribuar si në garat kombëtare ashtu edhe në ato europiane, mungesa e tij mund të ndikojë në pjesën defansive të Barcelonës.
Stafi mjekësor do të monitorojë rikuperimin e Garcias, derisa data e saktë e rikthimit do të varet nga reagimi i muskujve të tij ndaj trajtimit dhe rehabilitimit gjatë javëve të ardhshme.
Barcelona ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë ndaj Rayo Vallecano, më 22 mars në ora 14:00.
KosovaPress