Trajneri i kombëtares turke, Vincenzo Montella, po bën llogaritjet e fundit për 11-shen startuese që do të zbresë në stadiumin "Fadil Vokrri".
Lajmi kryesor është rikthimi i mbrojtësit të krahut, Zeki Çelik, i cili ka lënë pas lëndimin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të grupit në stërvitje. Sipas raportimeve, Montella pritet t'i besojë Çelikut vendin e titullarit në krahun e djathtë, duke lënë në stol Mert Müldür-in, i cili luajti në ndeshjen e kaluar ndaj Rumanisë. Ky ndryshim tregon se Turqia po kërkon më shumë stabilitet mbrojtës për të përballuar sulmet e "Dardanëve".
Gjatë seancës së fundit stërvitore, të dy futbollistët kanë kryer vetëm vrapime të lehta ndaras nga grupi, duke konfirmuar se ende nuk janë në gjendjen e tyre optimale fizike. Mungesa e mundshme e tyre do të ishte një goditje e madhe për Turqinë, por një avantazh i ndjeshëm për Kosovën, e cila kërkon të shfrytëzojë çdo hapësirë drejt kualifikimit në Botërorin 2026.
KosovaPress