Rreth 400 mjekë nga fusha e otorinolaringologjisë po marrin pjesë në Kongresin e 14-të Ballkanik i Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës (ORL dhe KKQ), i cili po mbahet në Prishtinë.
Kryetari i Shoqatës së Otorinolaringologëve dhe Kirurgëve të Kokës dhe Qafës e Kosovës, Dukagjin Spanca tha se kongresi ka mbledhur specialistë nga vendet e Ballkanit, Evropa dhe më gjerë, duke përfshirë edhe pjesëmarrës nga Azia.
Sipas tij, ky kongres do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe në shkëmbimin e përvojave ndërmjet specialistëve.
“Kjo mendoj se do të ndikoj në ngritjen e kapaciteteve dhe mundësisë së shkëmbimit të përvojave me kolegët tanë më të rinjë specialistë”, tha ai.“Kemi mbi 300 të regjistruar mbesin në 400 total për të gjithë pjesëmarrësit në tre ditët me radhë…kongrese të tilla janë të mirëpritura sidomos nga kolegët e tanë të rinjë që i kemi të në numër kohëve të fundit për arsye se kanë mundësinë t’i dëgjojnë ligjeratat nga patologji të ndryshme në sferën e ORL dhe kanë mundësinë te shkëmbejnë përvojë nga kolegët tanë në vende te ndryshme evropiane, por kanë mundësi të bisedojnë për ndonjë trajnim të mundshëm”, tha ai.
Kongresi i 14-të Ballkanik i Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës (ORL dhe KKQ), po mbahet në Prishtinë nga 11 deri më 13 qershor.