Barazim mes Mallorcas dhe Valencias në ndeshjen jetike
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Barazim mes Mallorcas dhe Valencias në ndeshjen jetike
Ndeshja dramatike në "Son Moix" mes Mallorca-s dhe Valencias është mbyllur në barazim 1-1, nj ë r rezultat që lë shije të hidhur për të dyja ekipet në luftën e tyre për mbijetesë.
Ndonëse Mallorca kaloi e para në avantazh me golin e Samu Costas në fillim të pjesës së dytë, Valencia u kundërpërgjigj përmes Umar Sadiq në minutën e 67-të, duke ndarë kështu pikët në këtë "finale" direkte.
Me këtë barazim, Valencia mbetet në pozitën e 13-të me 36 pikë, ndërsa Mallorca ndjek pas në vendin e 14-të me 35 pikë, duke mbajtur një distancë minimale prej vetëm 3 dhe 4 pikësh nga zona e rrezikut ku ndodhet Elche.
Për Muriqin dhe shokët e tij, ky barazim do të thotë se ankthi i qëndrimit në La Liga do të vazhdojë edhe në xhirot e mbetura, pasi dështuan të shfrytëzojnë epërsinë dhe përkrahjen e jashtëzakonshme të publikut vendas për të bërë shkëputjen vendimtare.
KosovaPress