Bamforth shpallet MVP i javës së 27-të në Superligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bamforth shpallet MVP i javës së 27-të në Superligë
Java e 27-të në ProCredit Superligën e Kosovës ka sjellë spektakël dhe performanca të nivelit të lartë, por askush nuk shkëlqeu më shumë se Scott Bamforth.
Basketbollisti i Golden Eagle Yllit ka konfirmuar formën e tij jetësore duke u shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i xhiros, pas një paraqitjeje fantastike që rrallëherë shihet në parketet tona.
Në ballafaqimin kundër Borës, Bamforth ishte thjesht i pandalshëm.
Ai e mbylli ndeshjen me statistika mbresëlënëse: 38 pikë, 8 asistime dhe 4 kërcime, duke grumbulluar një indeks total prej 45.
Kjo performancë e lartë vjen si vazhdimësi e suksesit të tij, pasi ai së fundmi u shpall edhe MVP i Ligës Unike, duke u shndërruar në liderin kryesor të skuadrës nga Suhareka në këtë fazë vendimtare të kampionatit.
Përveç Bamforth, në "Top 5" lojtarët e javës u rreshtuan edhe emra të tjerë që spikatën me lojën e tyre:
Cesare Edwards (Peja): 29 pikë, 14 kërcime (Indeksi 38)
Jericole Hellems (Vëllaznimi): 23 pikë, 8 asistime (Indeksi 32)
Jalen Riley (Bashkimi): 27 pikë, 7 kërcime (Indeksi 30)
Drilon Hajrizi (Trepça): 18 pikë, 10 kërcime (Indeksi 26)
KosovaPress