Bajrami: Qytetarët folën fort, të zëshëm ishin edhe ata që nuk votuan fare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bajrami: Qytetarët folën fort, të zëshëm ishin edhe ata që nuk votuan fare
hykmete-bajrami 1234
Foto Arkiv
09/06/2026 - 10:36
Linku u kopjua

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar dy ditë pas zgjedhjeve, e cila tha se rezultati i zgjedhjeve është mesazh i qartë për klasën politike.

Ajo ka falënderuar qytetarët që votuan LDK-në, si dhe strukturat e partisë për angazhimin gjatë procesit zgjedhor.

“Qytetarët folën. Folën fort. Të zëshëm ishin edhe ata që nuk votuan fare. Mosdalja në votime është po ashtu një mesazh i qartë për secilin prej nesh. E lexoj këtë rezultat si protestë qytetare”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, abstenimi është thirrje për reflektim dhe llogaridhënie për situatën politike në vend.

Bajrami ka thënë se qytetarët ndëshkuan partinë që kishte 51 për qind të votave, por njëkohësisht edhe LDK-së i kanë dhënë mesazh se nevojitet më shumë punë, seriozitet dhe përkushtim.

“Përfundimisht, është koha të mendojmë përtej karrigeve. Lidhja Demokratike e Kosovës është më shumë se një palë zgjedhje, më shumë se një rezultat dhe më shumë se një episod politik, andaj duhet reflektim i thellë për t’u rikthyer më e fortë”, ka shkruar ajo.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, LDK ka fituar 17.60 për qind të votave.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026