Pas zgjedhjeve, Kamberi: Ky të jetë një hap i ri drejt forcimit të demokracisë në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pas zgjedhjeve, Kamberi: Ky të jetë një hap i ri drejt forcimit të demokracisë në Kosovë
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar qytetarët e Kosovës për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në një atmosferë demokratike, të qetë dhe dinjitoze.
Përmes një reagimi publik, Kamberi vlerësoi se procesi zgjedhor dëshmoi edhe një herë pjekurinë politike dhe përkushtimin e qytetarëve të Kosovës ndaj vlerave demokratike.
Ai uroi veçanërisht Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti, për rezultatin e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët në zgjedhjet e fundit.
Kamberi theksoi se pritja e qytetarëve është që institucionet e reja të ndërtohen sa më shpejt, në frymën e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë shtetërore.
Sipas tij, në një periudhë të mbushur me sfida dhe zhvillime të rëndësishme gjeopolitike, Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe stabile që do të mbrojnë interesat shtetërore, do të avancojnë integrimet euroatlantike dhe do të sigurojnë mirëqenie për qytetarët.
Në fund, Kamberi shprehu besimin se rezultati i zgjedhjeve do të shërbejë si një hap i ri drejt forcimit të demokracisë, unitetit qytetar dhe zhvillimit të mëtejshëm të Kosovës, duke u uruar suksese institucioneve të reja në përmbushjen e detyrave të tyre.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.