Avokati Luka Misetiq thotë se ish-presidenti Hashim Thaçi është krejtësisht i pafajshëm dhe se provat e paraqitura nga ana e Prokurorisë janë shumë të dobëta.
Misetiq në një intervistë për mediat e Kosovës, në dyvjetorin e fillimit të procesit gjyqësor, shprehet i bindur se ish-presidenti Thaçi është i pafajshëm dhe se akuzat ndaj tij nuk kanë asnjë lidhje me provat e paraqitura në gjykim, transmeton KosovaPress.
Misetiq ka theksuar se Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë apo të sjellë prova të mjaftueshme për disa pjesë të caktuara të dosjes së tyre.
“Ne besojmë që Prokuroria ka dështuar të paraqesë fakte të mjaftueshme për pjesë të caktuara të aktakuzës”, tha ai.
"Siç thashë ne besojmë se gjatë procesit është qartësuar dështimi i Prokurorisë për të vërtetuar pretendimet kundër z. Thaçi”, tha avokati Misetiq.
Ai tha se është i zhgënjyer që ish-krerët e UÇK-së po mbahen për më shumë se katër vjet e gjysmë në paraburgim në Hagë dhe se janë nevojitur dy vjet e gjysmë që çështja e prokurorisë të përfundonte.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) akuzohen për kinse përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje gjatë luftës në Kosovë. Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023, pasi Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.