Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur disa shkelje financiare në komunën e Gjilanit. Në raportin e ZAK-së për vitin 2023 janë evidentuar disa projekte që kanë qenë në kundërshtim me Ligjin e buxhetit.
Sipas auditorit, kkontrata për projektin "Asfaltimi i rrugëve në Lagjen e Vishnjeve, pjesa I", është nënshkruar në vitin 2022 në vlerën prej 199,878 euro, bazuar në ndarjet buxhetore të vitit. Megjithatë, sipas ZKA-së, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022.Ndërsa, për kontratën e projektit "Asfaltimi i rrugëve në lagjen Arbëria" e nënshkruar në vitin 2022 në vlerë prej 165,480 euro, bazuar në ndarjet buxhetore të vitit.
“Megjithatë, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022. Si rezultat i kësaj, në vitin 2023 komuna ka kryer pagesë për këtë projekt në vlerë 70,660 euro duke shpenzuar fondet e projektit "Ndërtimi i kanalizimeve fekale dhe gropave skeptike në zonën lindore"”, thuhet në raportin e ZKA-së.
“Megjithatë, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022, si rezultat i kësaj në vitin 2023 komuna për këtë projekte ka kryer pagesë në vlerë 18,456 euro nga fondet e projektit "Ndërtimi dhe shtrirja e ndriçimit publik në zonën e tret të qytetit të Gjilanit", thuhet më tej në raport.
ZKA rekomandon kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni se duhet të sigurojë që të përforcohen kontrollet dhe të rritet përgjegjësia në procesin e ndarjes së fondeve për projektet kapitale, dukë i dhënë prioritet projekteve të papërfunduara nga vitet paraprake.
‘Në katër raste komuna la lidhur marrëveshje për projektimin dhe punimin e skulpturave monumentale pa aplikuar proceduart e prokurimit, por vetë, përmes thirrjes publike. Vlera e pagesës për këto projekte ishte 113. 770 euro”.