Atlético dhe Arsenal ndajnë pikët në aktin e parë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Atlético dhe Arsenal ndajnë pikët në aktin e parë
New Project - 2026-04-29T195912.226
29/04/2026 - 23:02
Linku u kopjua

Përballja e parë gjysmëfinale mes Atlético Madrid dhe Arsenalit është mbyllur në baraspeshë 1-1, në një natë ku protagonistët kryesorë ishin goditjet nga pika e bardhë dhe ndërhyrjet e sistemit VAR.

Arsenal kaloi i pari në avantazh në fundin e pjesës së parë përmes Viktor Gyökeres, i cili u tregua i saktë pas një penalltie të shkaktuar nga Hancko. Megjithatë, madrilenët u rikthyen në lojë në minutën e 56-të, kur Julián Álvarez barazoi shifrat po nga penalltia, e cila u akordua vetëm pas rishikimit në VAR për një prekje të topit me dorë nga Ben White.

Pjesa e mbetur e takimit u karakterizua nga një tension i lartë dhe vendime dramatike të gjyqtarit Danny Makkelie. Antoine Griezmann humbi një rast të artë duke goditur shtyllën, ndërsa në minutën e 80-të, arbitri holandez anuloi një penallti të dytë për Arsenalin pasi u konsultua sërish me VAR-in. Përveç rezultatit të hapur, të dy trajnerët morën lajme shqetësuese nga kampi mjekësor, veçanërisht Diego Simeone, i cili u detyrua të zëvendësonte golashënuesin Álvarez për shkak të një lëndimi që dukej serioz.

Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Londër, ku do të përcaktohet edhe finalisti i madh.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026