AMMKM reagon pas dëmtimit të objektit në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
AMMKM reagon pas dëmtimit të objektit në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”
Zahir23456
08/07/2026 - 17:21
Linku u kopjua

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) ka reaguar lidhur me dëmtimin e objektit përcjellës të kompleksit memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

Agjencia ka paraqitur kërkesë për inicimin e hetimeve në Policinë e Kosovës, bazuar në dispozitat e Kodit Penal që parasheh se dëmtimi, shkatërrimi ose cenimi i monumenteve dhe objekteve të mbrojtura kulturore, historike dhe fetare përbën vepër penale.

“Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale njofton opinionin publik, pas pranimit të raportit lidhur me dëmtimet në Kompleksin Memorial "Kulla e Zahir Pajazitit" në Orllan, Drejtori Ekzekutiv, me datë 06.07.2026, ka paraqitur kërkesë për inicimin e hetimeve në Policinë e Kosovës, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë dhe në Stacionin Policor në Podujevë”, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se është duke u realizuar edhe projekti "Intervenime eEmergjente në Komplekse dhe Memoriale, Varreza të Dëshmorëve dhe Martirëve – Kosovë”.

“Njëkohësisht, Agjencia është duke realizuar edhe projektin "Intervenime Emergjente në Komplekse dhe Memoriale, Varreza të Dëshmorëve dhe Martirëve – Kosovë – Intervenime Emergjente në KM 'Kulla e Zahir Pajazitit', Orllan – Podujevë", sipas kontratës nr. 207/27900-25-9937-5-2-1/C97, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gjendjes së këtij Kompleksi Memorial.

Në kuadër të projektit që është duke u realizuar dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente, Agjencia do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për sanimin e dëmtimeve, në përputhje me procedurat ligjore dhe administrative në fuqi”, thuhet tutje në njoftim.

Më tej thuhet se për çdo zhvillim të mëtejmë, opinioni do të njoftohet pas pranimit të raportit zyrtar nga organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026