Ku mund të luante Kurti sot në formacionin e Kosovës? Tregon ministri Gashani
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ku mund të luante Kurti sot në formacionin e Kosovës? Tregon ministri Gashani
Gashani
31/03/2026 - 10:13
Linku u kopjua

Kosova luan sot ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, atë kundër Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 dhe një fitore eventuale do t’i kualifikonte dardanët në Kampionatin Botëror të futbollit 2026.

Dardanët kanë një ekip që ka treguar fuqi të vërtetë në këto kualifikime duke mposhtur shtete të mëdha si Sllovenia, Sllovakia, Suedia e të tjera, por ka dikush që thotë se në formacionin e dardanëve mund të ketë hapësirë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ministri i Rinis dhe Sportit, Blerim Gashani, në një intervistë për “SportCast”, emisionin më të ri të nisur nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress,

“Ma merr mendja, përpara mbrojtësve ai do të ishte sepse edhe do ta mbanë vijën e mbrotjes të çeliktë si ka karakterin por edhe do ta formonte lojën për mesfushorët tjerë dhe sulmuesit në mënyrë brilante, kështu që unë do ta shihja, nuk e ka pritur këtë pyetje dhe nuk kam menduar kurrë për këtë por aty do ta shihja sepse është ndërtues i veprave kështu që do të shihja aty”

Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026