Zyrtari i lartë i NATO-s dënon sulmin në Ibër-Lepenc, kërkon hetime të plota
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Zyrtari i lartë i NATO-s dënon sulmin në Ibër-Lepenc, kërkon hetime të plota
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s Tom Goffus gjatë një takimi sot me presidentin e Kosovës Vjosa Osmani në Bruksel, ka dënuar sulmin ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit “Ibër-Lepenc” në Varage të Zubin-Potokut më 29 nëntor.

Zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike, ka kërkuar që të gjitha faktet në lidhje me sulmin të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë.

“KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal,” thuhet në një postim në rrjetin X nga Farah Dakhlallah, zëdhënëse e NATO-s.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025