Komiteti Paralimpik i Kosovës tashmë është bërë pjesë e Komitetit Paralimpik Evropian me të drejta të plota.
Ky po konsiderohet të jetë një hap gjigant për sportistët me aftësi të kufizuara që tani e tutje do ta kenë mundësinë që të garojnë në kampionate botërore dhe evropiane.
Me këtë rast, presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, tha në konferencë për media se ky hap gjigant është një arritje e jashtëzakonshme që hap dyertë e sportistëve të kësaj kategorie drejtë sukseseve ndërkombëtare, gjë e cila deri më tani ishte e pamundur të bëhej, me Lojërat Olimpike “Parisi 2024ë”, si synimin e parë.
Ndërsa, zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë ,Rini dhe Sport, Daulina Osmani, tha se kjo është një arritje historike për Komitetin Paralimpik të Kosovës, pasi përveç anës sportive, kjo mundëson edhe përfitime të ndryshme financiare nga organizatat ndërkombëtare që mbështesin këtë kategori.
Ndryshe, në Lojërat Olimpike që mbahen vitin e ardhshëm në Paris, Kosova do të përfaqësohet nga dy sportistë paralimpik, Grevist Bytyqi dhe Vjoillca Hoxha.