"Kosova në izolim ekonomik", Mustafa kritikon Qeverinë Kurti për dështim në ekonomi
Intervista
Lexohet për: 2 min.
Besjan Mustafa
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa kritikon qeverinë aktuale për siç thekson ai dështimet në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit të investimeve vendore e të huaja. Ai ka theksuar se 99 për qind e premtimeve të Qeverisë Kurti nuk janë realizuar, duke e cilësuar këtë periudhë si një "dështim total". Madje, ai shprehet i kënaqur që nuk janë funksionalizuar Banka Zhvillimore dhe Fondi Sovran.

Mustafa theksoi se qeveria aktuale nga subjekti politik Vetëvendosje ka dështuar të krijojë mundësi për zhvillimin e sektorit privat, duke e futur siç tha ai Kosovën në një periudhë izolimi ekonomik me masa të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Mustafa shton se me fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Qeveria e ardhshme do të mbështesë rritjen afatgjate ekonomike dhe përmirësimin e kushteve për bizneset e Kosovës.

Për sa i përket investimeve të huaja, kandidati për deputet nga LDK, Mustafa ka theksuar se nuk ka pasur projekte investive të rëndësishme nga kompani serioze ndërkombëtare gjatë qeverisjes aktuale.

Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se ka zero investime të mëdha nga investitor të huaj.

Ai flet edhe për sfidat e bizneseve, për çfarë shton se kjo qeveri në vend që t’u hap shtigje të reja për të eksportuar produkte e shërbime, “ka izoluar Kosovën dhe bashkë me to edhe produktet dhe eksportin kosovar”.

Ndërsa, nënvizon se në rast se LDK fiton zgjedhjet më 9 shkurt 2025, do të fokusi do të jetë tek zhvillimi ekonomik i vendit, duke premtuar një qeverisje që do të mbështesë rritjen afatgjate ekonomike dhe përmirësimin e kushteve për bizneset kosovare.

Mustafa në fund thotë se kjo qeveri ka dështuar edhe në realizimin e projekteve kapitale.Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 9 shkurt të këtij viti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025