Artan Behrami nga Cyrihu: Diaspora ka nisur lëvizjet më të mëdha për ndryshime në Kosovë
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Artan Behrami nga Cyrihu: Diaspora ka nisur lëvizjet më të mëdha për ndryshime në Kosovë
Artan Behrami
25/05/2026 - 13:57
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, gjatë qëndrimit të tij në Cyrih të Zvicrës ka takuar bashkatdhetarë, duke vlerësuar rolin e diasporës në proceset politike dhe shoqërore në Kosovë.

Përmes një postimi, Behrami ka thënë se shumë prej lëvizjeve për ndryshim në Kosovë kanë nisur pikërisht nga diaspora, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të saj në institucionet e vendit.

Ai ka deklaruar se, si dikush i rritur në diasporë, bashkë me kandidatin Shaip Kadriaj synojnë të jenë zë i bashkatdhetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Në fund të postimit, Behrami ka kërkuar mbështetje për PDK-në dhe kandidatët e saj në zgjedhje, duke promovuar listën zgjedhore dhe emrat kryesorë të partisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026