Arrestohet një person, sulmoi gjyqtarin në një ndeshje futbolli
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet një person, sulmoi gjyqtarin në një ndeshje futbolli
06/04/2026 - 09:32
Linku u kopjua

Në Obiliq është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti, në një ndeshje futbolli kishte sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në shenjë pakënaqësie në një ndeshje futbolli kishte sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes viktimën m/k. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës të dielën rreth orës 13:30.

Ky rast po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026